| Title | "Ngremë sytë lart e ndjejmë, se ajo zotëron qiellin" |
|---|---|
| Subtitle | Monumenti Nëna Shqipëri dhe vizualizimi i historisë kombëtar |
| Contributor | Raino Isto (author) |
| DOI | https://doi.org/10.21983/P3.0094.1.15 |
| Landing page | https://punctumbooks.com/titles/lapidari-volume-1/ |
| License | https://creativecommons.org/licenses/by-nc-sa/3.0/ |
| Copyright | Isto, Raino |
| Publisher | punctum books |
| Published on | 2015-02-16 |
| Long abstract | Mëngjesin e 5 majit 1972, Enver Hoxha dhe kryesia e partisë, së bashku me qindra qytetarë të Republikës Po-pullore Socialiste të Shqipërisë, u mblodhën në majën e një kodre prej nga ku mund të vëzhgohej gjithë Ti-rana nga juglindja, tek Varrezat e Dëshmorëve.1 Kjo ishte hera e parë që kremtimi i Ditës së Dëshmorëve u mbajt tek varrezat e reja të dëshmorëve, një kompleks ky versioni më modest i të cilit ndodhej një herë e një kohë në kodrën e Shën Prokopit në Parkun e Madh të Tiranës [als–8]. Të pranishmit ishin mbledhur në një platformë të hapur përballë figurës imponuese të mo-numentit Nëna Shqipëri [als–12], i cili ngrihej 22 metra mbi turmën (fig. 1).2 Agim Shehu, në reportazhin e tij mbi ceremoninë përkujtimore në gazetën Zëri i Popullit,i kushtoi vëmendje të veçantë nënave që kishin ardhur për të nderuar djemtë dhe vajzat që kishin rënë në luftën kundër pushtimit fashist dhe që kishin mbështetur Re-volucionin Popullor |
| Page range | pp. 81–88 |
| Print length | 8 pages |
| Language | Albanian (Original) |