| Title | Parathënie |
|---|---|
| Contributor | Vincent W.J. van Gerven Oei(editor) |
| DOI | https://doi.org/10.21983/P3.0094.1.03 |
| Landing page | https://punctumbooks.com/titles/lapidari-volume-1/ |
| License | https://creativecommons.org/licenses/by-nc-sa/3.0/ |
| Copyright | van Gerven Oei, Vincent W.J. |
| Publisher | punctum books |
| Published on | 2015-02-16 |
| Long abstract | Në historinë e Shqipërisë, periudha midis viteve 1945–1990 dhe llojet e monumentalizmit që u prodhuan, janë më së shumti të palexueshme për ne sot. Shkak për këtë palexueshmëri, të paktën pjesërisht, është politizimi i trashëgimisë monumentale, në mos i gjithë historiogra-fisë së kësaj periudhe, siç evidentohet ndër të tjera nga cilësimet e tipit: “socialiste”, “komuniste”, “diktatoriale”, “shkencore-staliniste”, “terroriste”, “totalitare” e kështu me rradhë, që lëshohen si predha mbi të kaluarën. Për pasojë, është krijuar një klimë mospërfilljeje kronike, në mos ndëshkimi e shkatërrimi të mirëfilltë, dhe janë hapur boshllëqe të ndryshme në traditën shkollare që merret me format e ndryshme të monumentalizmit në peizazhin kulturor shqiptar. Botimi i fundit kushtuar monumentalizmit shqiptar në tërësi, i titulluar Përmen-dore të heroizmit shqiptar, daton në 1973.1 Ky album qe pjesë e fushatës që Sekretari i atëhershëm i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Ramiz Alia, quajti “propaganda monumentale”, që konsiderohej një pjesë e rëndësishme e Revolucionit Ideologjik e Kultu-ror. Projekti “Hulumtim mbi Lapidarët e Shqipërisë” (“Albanian Lapidar Survey”, shkurt als) i Departamen-tit të Shqiponjave zhvilluar në 2014, ka për qëllim të ofrojë një pasqyrë fillestare e të përgjithshme të monu-mentalizmit shqiptar të periudhës 1945–1990. |
| Page range | pp. 23–27 |
| Print length | 5 pages |
| Language | Albanian (Original) |