| Title | Monumentet e natyrës dhe të kulturës në vitet e socializmit |
|---|---|
| Contributor | Muharrem Xhafa (author) |
| DOI | https://doi.org/10.21983/P3.0094.1.11 |
| Landing page | https://punctumbooks.com/titles/lapidari-volume-1/ |
| License | https://creativecommons.org/licenses/by-nc-sa/3.0/ |
| Copyright | Xhafa, Muharrem |
| Publisher | punctum books |
| Published on | 2015-02-16 |
| Long abstract | Në vitet e socializmit, pushteti popullor në Shqipëri, madje e gjithë shoqëria shqiptare, u jepnin rëndësi të posaçme dhe kishin, po kështu, edhe vlerësim të lartë për çeshtjen e vlerat e monumenteve të kulturës. Sigu-risht, kjo nuk ishte diçka e rastit, po ishte rrjedhojë e politikës realiste, që ndiqte Partia e Punës së Shqipërisë në pushtet, e cila gjithnjë tregohej e vëmendshme ndaj sektorit, jetës e problemeve të monumenteve të kulturës, e vlerësonte këtë veprimtari me vlera e rëndësi të spi-katur për shoqërinë e historinë shqiptare, në kuptimin më të gjerë të fjalës. Ajo nuk i kufizonte përmbajtjen, kuptimin e rolin e monumenteve thjesht në kuadrin e monumenteve të kulturës. Partia, shteti, institucionet, opinioni shoqëror, në konceptin monument perfshinin, monumente të kulturës, po edhe një ndërtesë të vjetër arti, edhe një urë, një banesë a diçka tjetër me vlera ar-tistike, kulturore e historike, arkeologjike, arkitekturore, edhe veprat, dokumentet, deshmitë e para-monumente të shkrimit të gjuhës shqipe etj. Po kuptohej, gjithashtu, edhe një vepër e shkruar, me vlera të shquara historike, kulturore, shkencore për të shkuaren e vendit e për të tashmen e tij, për qenien e popullit shqiptar. Shteti e po-pulli shqiptar çmonin të gjitha pasuritë e trashëguara në shekuj dhe ato të krijuara në vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe në dekadat e ndërtimit socialist të vendit – veprat monumentale të ngritura, studimet monumentale të kryera, kompozimet monumentale të bëra, ndërtesat, urat e ansamblet monumentale, pikturat, skulpturat, tablotë monumentale, qendrat monumenta-le në qytete, zona të banuara e fshatra. Në përpjekjet e saj për të krijuar vepra monumentale, madhështore, të cilat linin mbresa të thella me përmasat e veta të mëdha e me përmbajtjen e tyre të thellë popullore–kombëtare, me madhështinë që shprehnin e trajtat përgjithësuese të papara, që ngrinin lart e i thurnin lavdi heroizmit të po-pullit, bijve të shquar të tij. |
| Page range | pp. 57–59 |
| Print length | 3 pages |
| Language | Albanian (Original) |